Ballina Lajme nacionale Humbje e madhe për Nismën, i largohet njëri nga themeluesit e saj

Humbje e madhe për Nismën, i largohet njëri nga themeluesit e saj

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në pragë të zgjedhjeve të parakohshme, Nisma ka mbetur pa njërin nga themeluesit e saj.

Njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate, Muharrem Kuçi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik, ku ka thënë se ka dhënë kontribut për t’u bërë subjekt i vlerave dhe i vendimeve të drejta në të mirë të vendit, e jo pjesë e abuzimit me aktivitetin e njerëzve të mirë dhe aktivistëve të pandalshëm.

----

Sipas tij, ky abuzim mori përmasa shqetësuese pas bërjes pjesë e pushtetit ku u harruan njerëz meritor dhe përfituan ata jomeritor.

Foto: Muharrem Kuçi

“Meqë jemi në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdimisht po marrë shumë thirrje dhe pyetje në lidhje me kandidatin tim për deputet nga Nisma Socialdemokrate e ndjejë të nevojshme të ju informoi se as nuk jam kandidat dhe as nuk do të mbështes më një subjekt si NISMA Socialdemokrate që përbuz mundin dhe angazhimin e njerëzve të përkushtuar për subjektin”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë i tij:

Të nderuar anëtar dhe aktivist të Nisma So cialdemokrate, të nderuar qytetarë!

Angazhimin tim në themelimin e subjektit Nisma për Kosovën e pranova përkunder obligimeve të shumëta profesionale si i punësuar në një Klinik me renome në Zvicër (Hirslanden Klinik) dhe me një përvoje 25 vjeqare, i bindur shumë që iniciatoret për formimin e këtij subjekti të ri e kishin me gjithë mend një politikbërje ndryshe.

Në zgjedhjet e para ne 2014 arritëm të behëmi parti parlamentare ku në vazhdim luajtem një rol shumë pozitiv opozitar.

Në zgjedhjet parlamentare në 2017 në qeverinë e dalë nga këto zgjedhje unë pranove postin e Zv. Ministrit të Shëndetësisë i bindur që subjekti Nisma dhe kualicioni qeverisë në përgjethësi do ta kenë prioritet edhe Shëndetësinë ku unë isha i bindur se do të ndihmoja në implementimin e shumë reformave në Shëndetësi , pasi përvoja ime në këtë fushë shkonte në dobi të ketyre Reformave.

Në shenjë paknaqësie dhe zhgënjimit për zhvillimet destruktive në qeveri dhe në Nisma si edhe mungesën e seriozitetit në shtyrjen përpara të këtyre reformave në Shëndetësi , si i vetmi Zv.ministër dhashë dorëheqje të parevokuseshme në gusht 2018!

Meqë jemi në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohëshme dhe vazdhimisht po marrë shumë thirrje dhe pyetje në lidhje me kandidimin tim për deputet nga Nisma Socialdemokrate e ndjejë të nevojshme të ju informoi se as nuk jam kandidat dhe as nuk do të mbështes më një subjekt si NISMA Socialdemokrate që përbuz mundin dhe angazhimin e njerëzve të përkushtuar për subjektin.

Shumë miqë me patën pyetur atëherë kur pranova të angazhohem në politikë se pse po e bënë këte hap, pastaj pse po pranon këtë post si Zv.minister i Shëndetësisë?

Përgjigjia ime ishte dhe do të jetë se kuadrat nga Diaspora janë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në Reforma jo vetëm në Shëndetësi por në te gjitha Lëmitë tjera të rëndësishme për vendin .

Shumë shpejtë e vërejta se edhe Subjekti politik Nisma përkunder trumbetimit dhe propagandimit për gjëja hapsiren që u krijon kuadrove të pergatitura, me politiken e tyre partiake të mbrendshme nuk i perfillin Profesionalistët dhe kuadrot e përgjegjshme të cilët janë të gatshme të veprojnë në fushat ku ata tashmë me ekspertizen e tyre janë të njohur dhe të respektuar kudo ku janë, Kryesuesit e Partisë kanë prioritete dhe axhenda tjera personale.

Të nderuar anëtar , aktivistë dhe qytetarë dua të ju njohtoi dorëheqjen dhe largimin tim nga subjekti Nisma Socialdemakrate , ku unë dhashë nje kontribut në këte subjekt për tu bërë subjekt i vlerave dhe i vendimeve të drejta në të m’rë të vendit e jo pjesë e abuzimit me aktivitetin e njerëzëve të mirë dhe aktivistëve të pandalshem.

Ky abuzim mori përmasa shqetësuese sidomos pas bërjes pjesë e pushtetit ku u harruan njerëz meritor dhe përfituan ata jomeritor!

Eshtë për tu quditur metamofoza e pësuar e Kryesusesve të Subjektit nga 2014 nga deklaratat përbuzëse dhe nënqmuese për përsonalitete të caktuara nga partit tjera politike , ata tani Nismen e bëjnë pjesë të kalkulimeve për mbijetesë po me këta politikanë, alamet njerëz të fjalës dhe mbajtjes së parimeve!

Unë tani më i jam kthyer jetës time profesionale atje ku veproi dhe për fat të keq çmohem shumë më shumë se nga ata që plotë gojen e kanë për angazhimin kuadrove të pergatitura nga Institucionet evropiane, fatkeqësisht këta janë pengesa e kyqjes së kuadrove të nevojshme në subjekte politike dhe institucione, sepse ata i frigohen dijes së të diturëve.

Reforma në Arsim ,Shëndetësi nuk bëhën me klane, por me njerëz që e zotërojnë lëmine e tyre dhe nuk kanë kurrëfarë ngarkesa tjera si mbrojtje intresash të këtyre individëve të pangopur mbas tenderëve dhe përfitimeve përsonale.

Të nderuar anëtar dhe aktivist të Nisma Socialdemokrate dhe ju qytetar të ndëruar edhe njeherë dua tju falenderoi nga zëmra për mbështetjen që më keni dhë ne këto 5 vjet aktivitet.

Në Nisma kam përfituar shumë miqë që nga unë do kenë respektin dhe konsideraten më te madhe sidomos nga sot.

Gjatë kësaj kohe për fat të keq kam përjetuar zhgenjimin më përseafermi për disa figura kryesore të Nismës që po të mos i kisha përjetuar përse afërmi nuk do të kisha besuar kurrë se mund të veprojnë në atë menyrë siq vepruan dhe vazhdojnë të veprojnë!

Kam pas shumë dëshirë që të ruaj një imazh tjetër që kisha për ta dikur, por tani më këto figura më janė zbehur shumë.

Si Bashkëthemelues i Nismes Socialdemokrate unë jam angazhuar që ky subjekt të bëhet një subjektë i mirërfilltë socialdemokrat e jo ky subjekt që është sot!

Unë ndihem mirë që në çdo periudhë dhe çdo kohë kam kryer obligimn tim ndaj atëdheut sepse përmua atëdheu është mbi të gjitha..

Më vjen keq që këta individ të politikbërjes aktuale aq të zbehtë duken para atyre mijëra njerëzve qe gjithëherë kanë dhëne për vendin dhe vazhdojnë të japin,por që skanë kërkuar asgjë me shumë për vete veqse që vendi të zhvillohet ashtu që ne të jemi krenar me atëdheun tonë dhe jo të përjetojmë ikjet dhe braktisjet e vendit që po ndodhin pa u ndalur!

Ju uro gjitha të mirat atyre me të cillet kam patur vazhdimisht qaste të mira në shumë aktivitete, uroi të takohemi veq për të mirë!

----- ----