Ballina Showbiz Humbi të atin nga Covid-19, Gentian Zenelaj rrëfen mes lotësh pengun që...

Humbi të atin nga Covid-19, Gentian Zenelaj rrëfen mes lotësh pengun që i ka mbetur

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pak javë më parë, Gentian Zenelaj bëri me dije se kishte humbur babain e tij pas betejës me koronavirusin. Për shkak se dhe vetë ishte i shtruar në spital prej virusit, aktori i humorit nuk mundi të merrte pjesë në varrim. Kjo gjë i ka mbetur peng Gentit, gjë të cilën e ka rrëfyer në emisionin e Rudia Magjistarit.

Më tej, ai tregoi se fakti që nuk mundi dot t’i jepte dot lamtumirën e fundit të atit, ndikoi më keq në shëndetin e tij. “Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë humba babain. Ajo është një ditë që influencoi shumë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tënde emocionale.

Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përkeqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kishte nevojë dhe gjithë kjo barrë i ra bashkëshortes sime. Unë kisha edhe mamanë time të sëmurë me Covid në Shëngjin.”, tha aktori. /abcnews.al

The post Humbi të atin nga Covid-19, Gentian Zenelaj rrëfen mes lotësh pengun që i ka mbetur appeared first on Abc News.

---- ----
-----