Ballina Lajme nacionale Humbi jetën nga rryma, vdekja e 15 vjeҫarit nga Gjilani po cilësohet...

Humbi jetën nga rryma, vdekja e 15 vjeҫarit nga Gjilani po cilësohet e dyshimtë

55
SHPËRNDAJE

Humbi jetën një 15 vjeҫar në Gjilan.

Rasti tragjik ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Pidiq të Gjilanit.

Prokuroria e Gjilanit ka filluar hetimet për këtë rast i cili po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

15-vjeçari me inicialet I.D dyshohet se në momentin tragjik ishte duke e pastruar pishinën e një restoranti.

Aty ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka dhënë detaje rreth vdekjes së 15-vjeçarit.

“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.

Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë Xheladini.

-----