Ballina Lajme nacionale Humbi garën me Vjosa Osmani, ky është reagimi i Lutfi Hazirit

Humbi garën me Vjosa Osmani, ky është reagimi i Lutfi Hazirit

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryesia e LDK-së ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pasi u mor ky vendim, LDK ka mbajtur një konferencë për media ku kanë folur Isa Mustafa, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ishte kundërkanidadat i Osmanit në këtë garë, mirëpo gjatë konferencës ai u shpreh i lumtur për nominimin e zonjës Osmani.

Ai falënderoi kryetarin Mustafa për delegimin e politikave zgjedhore atij, duke garantuar se qysh nga tani e deri me 6 tetor do të punojnë që të festojnë, e ta rikthejnë LDK-në si forca e parë politike për dekadën e ardhshme.

Ai iu është adresuar edhe skeptikëve që kanë folur shumë për garën dhe problemet brenda LDK-së, duke thënë se të tjerët nuk i kuptojnë, por kjo është kultura e LDK-së që të vendoset me racionalitet e me kulturë për secilin vendim.

Së fundmi, Osmanin, Haziri e cilësoi si figura frontale që do ta bindë çdo qytetar e çdo shtëpi për ta votuar LDK-në.

---- ----
----
----- ----
-----