Ballina Lajme nacionale Humbën në Podujevë, Hoti kërkon reflektimin e LDK

Humbën në Podujevë, Hoti kërkon reflektimin e LDK

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur në zgjedhje një prej bastioneve të saj Podujevën.

Hoti ka thënë se LDK ka kaluar shumë sfida në këto 30 vite si parti, ku sipas tij ka pasur barrë më të madhe në punën për ndërtimin e shtetit kosovar.

Kryeministri ka vijuar duke thënë se ata respektojnë fjalën dhe verdiktin e sovranit.

LDK është parti e vjetër që ka kaluar shumë sfida pas luftës, kemi bartur barrën më të madhe për ndërtimin e institucioneve, të bashkëpunimit me miqtë ndërkombëtarë, mandej me shpalljen e pavarësisë. Ajo që ka ndodhur me LDK është profilizimi si një parti politike, jo më si një lëvizje popullore të viteve ’90.

Kemi pasur edhe sfida të brendshme, ish-kryeministri i Kosovës gjatë viteve ’90 u largua. Pastaj kryetari krijoi një parti më vete në 2006. Kanë dalë nga LDK figura të rëndësishme dhe me peshë, por kemi qëndruar si parti e qendrës së djathtë mirë. Nuk mund të kontestohet relevanca e LDK-së në skenën politike edhe në vitet që vijnë.

Në Podujevë kemi qeverisur për 30 vite. Është fjala e sovranit dhe e pranojmë verdiktin e tyre. Do të reflektojmë për të bërë lëvizjet e nevojshme për të kthyer besimin e qytetarëve./oranews

The post Humbën në Podujevë, Hoti kërkon reflektimin e LDK appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----