Ballina Lajme nacionale Humbën jetën nga tërmenti, Sindikata e “Feronikelit” dhuron një...

Humbën jetën nga tërmenti, Sindikata e “Feronikelit” dhuron një shumë të madh parash për familjen Abazi

5
SHPËRNDAJE

Tërmeti i para një muaji në Shqipëri,la pasoja të shumta.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve kompanisë “Feronikeli” ka mbledhur 2 mijë euro si donacion për familjen Abazi, e cila nga tërmeti i Shqipërisë, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin.

Kryetari Lutfi Haziri ka pritur në takim kryetarin e kësaj Sindikate, Fehmi Nika dhe bashkëpunëtorët, të cilët i ka falënderuar për donacionin, duke shtuar se është krenar me solidaritetin e jashtëzakonshëm qytetar ndaj familjes Abazi, sikurse edhe ndaj familjeve tjera të prekura nga tërmeti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Feronikelit”, Fehmi Nika, në emër të punëtorëve, i ka shprehur ngushëllime krytarit Haziri, familjes Abazi dhe qytetarëve të Gjilanit, për humbjen e dy jetëve.

Ai tha se paratë do të derdhen në llogarinë zyrtare të Komunës, e cila është hapur pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e mbajtur të shtunën.

-----