Ballina Lajme nacionale Humb jetën një pacient nga COVID-19 në Kosovë

Humb jetën një pacient nga COVID-19 në Kosovë

46
SHPËRNDAJE

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës lajmëroi se në mbrëmjen e sotme ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtrria.

Numri i viktimave ka shkuar në 31 në Kosovë.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë janë 1158 të infektuar nga koronavirusi, derisa 876 janë shëruar.