Ballina Lajme nacionale Humb jetën një kosovar në një aksident të rëndë në Zvicerr

Humb jetën një kosovar në një aksident të rëndë në Zvicerr

19
SHPËRNDAJE

Në një aksident të rëndë në Zvicërr ka humbur jetë një kosovar 46 vjeçar me banim në Kantonin St. Gallen.

Rasti ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.

Sipas medieve zvicerane, transmeton Telegrafi, shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.

-----