Ballina Lajme Bota/Rajoni Humb jetën një grua, goditet nga rrufeja

Humb jetën një grua, goditet nga rrufeja

47
SHPËRNDAJE

Ka humbur jetën një grua pasi është goditur nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi përderisa ishte duke u ngjitur në një mal që ndodhet afër brigjeve perëndimore të Skocisë.

Gruaja 55 vjeçe, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke u ngjitur afër qytetit Glencoe të shtunën në mbrëmje kur ajo dhe një person tjetër u goditën nga rrufeja.

Policia e Skocisë njoftoi se të dy personat u dërguan në spitalin e Fort Ëilliamit përmes helikopterit, por gruaja vdiq për shkak të lëndimeve. Personi tjetër ndodhet në gjendje stabile. Autoritetet i kanë informuar të afërmit e gruas për vdekjen e saj.

Për gjetjen e grupit të goditur nga rrufeja u përdorën helikopterët e shërbimit shëndetësor dhe u angazhuan edhe rojet bregdetare.
Personat që ishin duke u ngjitur në mal ndodheshin në një mal që është vetëm pesë kilometra larg Ben Nevisit, e cila është maja më e lartë në Britaninë e Madhe.

Inspektorja Isla Campbell tha: “Jemi mirënjohës për përpjekjet dhe reagimin profesional të agjencive partnere në këtë incident t.agjik dhe ia shprehim ngushëllimet tona familjes së gruas së vdekur”, shkruan “The Guardian”

-----