Ballina Teknologji Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular...

Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular në Rusi

42
SHPËRNDAJE

Dyshimet që sillen rreth të ardhmes së Huawei që kur Shtetet e Bashkuara e vendosën në listën e zezë të tregtisë u zbehën disi ditën e sotme.

Operatori celular më i madh në Rusi MTS nënshkroi një marrëveshje për zhvillimin e teknologjisë 5G nga kompania Kineze Huawei.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës tre ditore që presidenti Kinez Xi Jinping po bën në Rusi, një bashkëpunim i cili forcon akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti Rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës tashmë ka arritur një nivel shumë të lartë, një sentiment i cili u mbështet edhe nga presidenti Xi.

Për Huawei një marrëveshje e tillë është një lajm pozitiv i shumëpritur pas lajmeve të këqija që erdhën nga vendimi i administratës Trump.

Këtë të Hënë u zbulua se Huawei do të shiste biznesin e kabllove optik nënujorë. Huawei gjithashtu po redukton prodhimin e smartfonëve si rezultat i revokimit të licencës Android.

Në Japoni SoftBank vendos të ndërronte teknologjinë e Huawei me atë të Nokia dhe Ericsson për 5G. “Nëse drita ikën në Perëndim, në Lindja do të shndrisë. Amerika nuk përfaqëson botën, vetëm një pjesë të saj,” shprehej themeluesi i Huawei Ren Zhengfei në një intervistë në Janar. /PCWorld Albanian

The post Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular në Rusi appeared first on PCWorld Albanian.

-----