Ballina Lajme nacionale Hoxhaj tregon se ҫfarë gabimi ka bërë PDK-ja

Hoxhaj tregon se ҫfarë gabimi ka bërë PDK-ja

21
SHPËRNDAJE

Hoxhaj ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se PDK’ja ka bërë gabim që ka hyrë në koalicion me partitë e tjera dhe se partia e tij duhet të udhëhiqte e vetme.

Sipas tij, koalicionet e kaluara e kanë dëmtuar dialogun e Kosovës me Serbinë dhe se përmbyllja e dialogut mund të bëhet vetëm nga PDK’ja.

“Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës.” shkroi Hoxhaj.

Ai më tutje theksoi se koalicionet me LDK’në i vitit 2014 dhe ai me AAK’në në vitin 2017 ishin vetëm për ta përmbyllur dialogun por se u pa që vetëm PDK’ja mund ta përfundojë atë.

“Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madh për ti mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta përmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë” shkroi ai.

Sipas tij, nëse PDK’ja nuk qeveris me Kosovën, atëherë vendi jonë do të mbetet në status quo.

“Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje” shtoi ai në fund.

-----