Ballina Lajme nacionale Hoxhaj thotë se vendi ka hyrë në krizë politike

Hoxhaj thotë se vendi ka hyrë në krizë politike

8
SHPËRNDAJE

Hoxhaj flet për situatën politike.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi ka hyrë në krizë politike.

Ai ka deklaruar se kjo po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë mirëbesim mes vete për ta formuar qeverinë e ardhshme të vendit.

Hoxhaj ka thënë për “Epoka e re” se u takon VV-së dhe LDK-së t’i formojnë institucionet, pasi ato janë deklaruar publikisht para qytetarëve për një gjë të tillë.

Ai ka vlerësuar se në 20 vjetët e fundit, Kosova është dëmtuar me qeveri me mandat afatshkurtër.

Hoxhaj ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

“Nuk mendoj se më 6 tetor qytetarët kanë dalë në zgjedhje, për të mbajtur sërish zgjedhje të parakohshme”.

“Qytetarët presin që të ketë institucione të reja dhe të mos blihet kohë”.

-----