Ballina Lajme nacionale Hoxhaj: Kosova do të bashkëpunojë me Borrellin e Spanjën për njohje

Hoxhaj: Kosova do të bashkëpunojë me Borrellin e Spanjën për njohje

8
SHPËRNDAJE

Enver Hoxhaj ka folur për emërimin e Josep Borrell si Përfaqësues i Lartë i BE-së.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës ka thënë se Kosova do të bashkëpunojë me Borrellin e Spanjën.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është pasuesi i Federica Mogherinit, dhe emërimi i tij, është parë si një vështirësi për Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por edhe në dialogun me Serbinë.

Mirëpo, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë një shkrim në Twitter ku ka folur për politikën e jashtme të vendit tonë.

Hoxhaj i cili po i kthente një replikë ish-shokut të tij në parti, Petrit Selimi, ka thënë se praktika e politikës së jashtme kosovare është bashkëpunimi.

Sipas tij, Kosova do të bashkëpunoj me Borrellin dhe me Spanjën, shteti i cili nuk e njohur pavarësinë e Kosovës, dhe siç shkruan Hoxhaj, ky bashkëpunim do të jetë në aspektin e njohjes dhe integrimit të Kosovës në BE.

“Siç e dini, praktika e politikës sonë të jashtme është bashkëpunimi, kështu që Kosova do të punojë me Borrellin dhe vendin e tij Spanjën drejt njohjes dhe integrimit në BE për rajonin, por edhe ne do të jemi vigjilentë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

-----