Ballina Lajme nacionale Hoxhaj ‘godet’ Haradinajn, thotë se PDK vendimtare në tejkalimin e krizave

Hoxhaj ‘godet’ Haradinajn, thotë se PDK vendimtare në tejkalimin e krizave

15
SHPËRNDAJE

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që me 22 gusht të shpërbëhet Kuvendi.

Pas këtij vendimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai thotë se PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se me kërkesën e kryetarit të
Kuvendit, Kadri Veseli, i cili njëherësh është kryetar i PDK-së, është arritur të caktohet data e zgjedhjeve, pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Karshi pa aftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave. Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj. /ORAinfo/

-----