Ballina Lajme nacionale Hoxhaj ‘godet’ Haradinajn: Kriza tani ka një adresë dhe një emër

Hoxhaj ‘godet’ Haradinajn: Kriza tani ka një adresë dhe një emër

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Enver Hoxahj ka thënë se ministrat e partisë së tyre kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë për hir të interesave të qytetarëve, përcjell ORAinfo.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejojnë që të krijohet vakum e krizë qeverisëse në vend.

Sipas tij, kriza tani ka një adresë dhe një emër.

Ja reagimi i plotë i Hoxhajt:

Të dashur qytetarë,

PDK-ja ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetearëve, që nuk i ikë përgjegjësisë por edhe për ta bërë të qartë se pas dorëheqjes së Kryeministrit të premten e shkuar, është krijuar një situatë e re politike dhe juridike.

Kryeministri dhe qeveria e dorëhequr mund të kenë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime për emërime të anëtarëve të bordit, të shpronësojë prona apo të sillet njëjtë sikur para të premtes.

PDK siguron të gjithë se paqartësia e krijuar nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve dhe nuk do të jelojë të ketë vakuum e krizë qeverisëse. Kriza tani ka një adresë dhe një emër. Kosova ka institucionet dhe përvojën e duhur për të gjetur zgjidhje, ashtu sikurse edhe PDK-ja ka dëshmur pjekuri, përgjegjësi dhe zotësi për ti shërbyer vendit.

---- ----
----
-----
-----