Ballina Arti Hoxha që shpëtoi hebrenjtë nga nazistët!

Hoxha që shpëtoi hebrenjtë nga nazistët!

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Sokol Neçaj

Abdelkader Ben Ghabrit (1868-1954), i njohur zakonisht si Si Kaddour Benghabrit ishte një udhëheqës fetar, përkthyes dhe interpretues algjerian që punonte për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës. Ai ishte imami i parë i Xhamisë së Madhe të Parisit.

Gjatë okupimit nazist të Francës në Luftën e Dytë Botërore. së bashku me kongregacionin e Grande Mosque de Paris (Xhamisë se Madhe të Parisit), Imam Benghabrit u dha mbrojtje, strehim dhe ndihmë udhëtimi shume hebrenjve francezë që ndiqeshin prej nazistëve dhe qeverise Vichy për ti dëbuar në Auschwitz.

Në vitin 1926, Francezët kishin ndërtuar Xhaminë e Madhe të Parisit si mirënjohje për më shumë se 500,000 myslimanë afrikanë veriorë që luftuan kundër Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore ku humben jeten 100,000 prej. Benghabrit shërbeu si Imam i xhamisë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Benghabrit, një diplomat i zoti që shkruante libra dhe vlerësonte kulturën e lartë, përfshirë traditat muzikore të kohës së tij, ishte arabi më me ndikim në Evropë.

Pas pushtimit te Francës, Grande Mosque de Paris strehoi luftëtarë te rezistencës dhe algjerianë e marokienë të arratisur nga kampet e burgjeve gjermane. Meqenëse Benghabrit kishte tre shtetësi – algjeriane, marokene dhe franceze – ai ishte në gjendje të komunikonte lehtësisht në shumë raste dhe pa rene ne sy te autoriteteve.

Kur nazistët perndiqnin hebrenjtë, Benghabrit shpiku një strategji që siguronte një mbrojtje të afatshkurtër deri sa siguronte nxjerrjen e nga Parisi i pushtuar. Komuniteti i tij strehoi shume hebrenj në xhami dhe në apartamentet përreth dhe nëse policia gjermane ose franceze vinte në xhami, ai i çonte hebrenjt në krahun qe ishte destinuar per lutjen e grave, ku nuk lejoheshin burrat.

Ai falsifikonte çertifikatat e lindjes dhe letrat e konvertimit duke i maskuar hebrenjtë si myslimanë. Me ndihmesit e tij i nxirrte fshehurazi hebrenjtë nga Parisi përmes një rrjeti tunelesh nën xhami dhe nepermjet anijeve në Seine qe tregtonin verat, qe drejtoheshin nga Berberët e Afrikës së Veriut. Pavarësisht se shihej me dyshim nga Gestapo Gjermane, dhe u mor në pyetje duke u kërcënuar, Benghabrit nuk u arrestua asnjehere.

Ndoshta fjalët që mbahen më shume mend nga Benghabrit janë ato që shkroi pas sulmit policor më 16 korrik 1942 në Paris, ku u arrestuan 13,000 hebrenj, përfshirë 4,000 fëmijë, dhe u dërguan drejt vdekjes se tyre në Auschwitz. Ai shkroi fjalët që u lexuan në të gjithë hostelet e emigrantëve në Paris të nesërmen: “Dje në agim, u arrestuan hebrenjtë e Parisit. Pleq, gra dhe fëmijë. Në mërgim si ne, punëtorë si ne. Ata janë vëllezërit tanë. Fëmijët e tyre janë si fëmijët tanë. Ai që takon një nga fëmijët e tyre duhet t’i japë atij femije strehë dhe mbrojtje për aq kohë sa zgjat fatkeqësia – opo hidhërimi.”

Bâtisseuses de Paix, një shoqatë e grave hebreje dhe myslimane që punon për harmoninë ndër-komunitare, paraqiti 2005 një peticion drejtuar Këshillit te Yad Vashem për ti dhene mirenjohje Xhamisë së Parisit qe midis 1942 dhe 1944 shpëtoi shumë hebrenj, dhe peticioni kërkonte qe Yad Vashem ta njoh Si Kaddour Benghabrit si një nga “Righteous Among the Nations” Kjo kërkesë nuk eshte plotësuar ende, pasi nuk janë gjetur deshmitare; pasi mesa duket xhamia kishte punuar me pasaporta fallse.

---- ----
-----