Ballina Lajme nacionale Hoxha nga Peja: Burka duhet të ndalohet, nuk ka ajet apo hadith...

Hoxha nga Peja: Burka duhet të ndalohet, nuk ka ajet apo hadith kuranor që e urdhëron atë

58
SHPËRNDAJE

Burka po konsiderohet adet arab sipas hoxhës nga Peja, Drilon Gashi.

Ai thotë se burka duhet të ndalohet sepse është adet arab dhe nuk është rit fetar. Kjo sepse sipas hoxhës nuk ka ajet kuranor apo hadith që urdhëron diçka të tillë.

“Burka nuk është urdhër as kuranor dhe as fjalë e profetit Muhamed. Më shumë është adet arab që është futur në fe dhe tash po konsiderohet si rit fetar”, ka thënë hoxha Drilon.

Ndërsa lidhur me rastin e mësueses që po iu ligjëron fëmijëve të moshës 6-9 vjeç, hoxha Drilon tha se kjo është e paarsyeshme pasi para fëmijëve nuk obligohet as shamia e lëre më burka.

“Veshja e burkës në klasë është më e arsyeshme me u ndalu. Kjo sepse nxënësi kur e sheh mësuesen me burkë, ai mund të frikësohet. Madje para fëmijëve nuk është e obliguar as shamia, e lëre më burka”, është shprehur hoxha Drilon Gashi për Gazetën Express.

Mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Kështu ka thënë edhe profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti.

Duke interpretuar Kuranin, ai ka thënë se me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë.

“Njeriu është i lirë të vishet si të dojë, por mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Mbulimi i plotë i fytyrës është një prodhim i grupeve dhe shoqërive të caktuara, si rezultat, kryesisht i injorancës fanatizmit, konservatizimit dhe interpretimit ideologjik sektar”, ka shkruar ai në Facebook.

-----