Ballina Lajme nacionale Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë

Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë

8
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka përfunduar i pari i ekzekutivit./21Media

The post Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë appeared first on RTV21.

-----