Ballina Lajme nacionale Hoti: Urime pavarësia energjetike

Hoti: Urime pavarësia energjetike

9
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri Avdullah Hoti sot informoi se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), vendosi që Marrëveshja e re e Kyçjes, e nënshkruar më 30.06.2020, në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi, me ç’rast e bën të mundur pavarësimin energjetik të vendit tonë.

Më tej, siç informoi zyra e kryeministrit, Hoti tha se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, citohet se tha kryeministri Hoti./21Media

The post Hoti: Urime pavarësia energjetike appeared first on RTV21.

-----