Ballina Lajme nacionale Hoti tregon sfidat e qeverisë: Përballja me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike

Hoti tregon sfidat e qeverisë: Përballja me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike

75
SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Avdullah Hoti, deklaroi se sfida e parë e qeverisë së tij do të jetë përballimi i pandemisë së COVID-19. Por ai e shikon si të domosdoshme edhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Kjo qeveri po krijohet në rrethana specifike gjatë pandemisë dhe zhvillimeve politike. Kemi hyrë në koalicion me marrëveshje të qartë por na u desh me dalë, për arsye që i dijnë të gjithë. Unë kam marrë besimin e LDK-së për të ndërtuar qeverinë e re. Sfidën e parë do ta ketë menaxhimin e pandemisë dhe e dyta, rimëkëmbjen e ekonomisë. Pasojat nga pandemia do të jenë bukur të mëdha”, tha Hoti për mediat.

Ai e bëri të qartë se çështja e dialogut është çështje “që do të përballemi menjëherë”.

“Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës”, tha Hoti.

-----