Ballina Lajme nacionale Hoti thotë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për Ligjin për Buxhetin

Hoti thotë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për Ligjin për Buxhetin

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot deklaroi se nuk ka marrëveshje me PDK-në për Ligjin e Buxhetit.

Ai u shpreh se e kanë dorëzuar në Kuvend draft-ligjin për Buxhetin dhe pritet që të kalojë nëpër procedura parlamentare.

Hoti tha se me PDK-në ka qenë marrëveshja për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ata kanë ardhë me disa amandamente, ne i kemi pranu ato amandamente dhe ju e dini, ne kemi bërë ftesë nga fillimi komplet për krejt opozitën që të bëhen pjesë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i kemi pranu ato amandamente, është votu ligji”, tha ai, duke shtuar se për Ligjin për Buxhet do të flasin në ditët dhe javët në vazhdim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 04 dhjetor kanë mitratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike./21Media

The post Hoti thotë se nuk kanë marrëveshje me PDK-në për Ligjin për Buxhetin appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----