Ballina Lajme nacionale Hoti takoi anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Hoti takoi anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës

23
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takoi anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe komunave e vlerësoi si të suksesshëm, dhe njëherit theksoi se janë bashkë e të përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, në çdo rast ka qenë në bashkëveprim dhe ka mbështetur vendimet e Qeverisë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të përhapjes së pandemisë COVID-19”, tha kryeministri Hoti.

Hoti, e vlerësoi lart rolin dhe bashkëpunimin efikas me Asociacionin e Komunave të Kosovës edhe me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në arsimin para universitar.

Ndër të tjera, kryeministri Hoti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se ky program do të ndikoj dukshëm në jetën e qytetarëve dhe bizneseve.

Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e mirë me Qeverinë, si dhe janë zotuar për angazhim të përbashkët, në krijimin e një situate sa më të qëndrueshme për zhvillimin e komunave./21Media

The post Hoti takoi anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës appeared first on RTV21.

-----