Ballina Lajme nacionale Hoti: Qeveria do të votohet në mënyrë demokratike, Kushtetuta nuk preket

Hoti: Qeveria do të votohet në mënyrë demokratike, Kushtetuta nuk preket

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, deklaroi se legjitimiteti i institucioneve ekzekutive të Kosovës, do të ndodhë në mënyrë demokratike, përmes votës së deputetëve. Në Facebook, ai shkroi se do të zbatohet Kushtetuta, e nuk do të cenohet asnjë shkronjë e saj.

----

“Legjitimiteti i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend. Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, shkroi Hoti.

Seanca për votimin e tij në Kuvend është caktuar për të shtunën në orën 13:00, me kërkesë të LDK-së. LVV ndërkohë e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit për të mandatar Hotin për kryeministër.

----- ----