Ballina Lajme nacionale Hoti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

Hoti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Dinosha për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, duke e veçuar luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi se raportet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa bashkëpunimin me Malin e Zi e vlerësoi si tepër të rëndësishëm dhe të mirë. 

Gjatë takimit, kryeministrit Hoti dhe ambasadori Dinosha theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

The post Hoti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----