Ballina Lajme nacionale Hoti: Për 100 ditë kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe...

Hoti: Për 100 ditë kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me anë të një grafikoni ka komentuar gjendjen me Covid-19 pas rënies së rasteve pozitive në vend.

I pari i Qeverisë ka thënë se pas më shumë se 100 ditë qeverisjeje e përshëndet suksesin e vendit, qytetarët dhe veçanarisht mjekët dhe infermierët të cilët përballen çdo ditë me virusin.

“Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar”, ka shkruar tutje Hoti në “Facebook”./21Media

The post Hoti: Për 100 ditë kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----