Ballina Lajme nacionale Hoti nesër viziton Maqedoninë Veriore

Hoti nesër viziton Maqedoninë Veriore

16
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Takimi mes dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti do të zhvillojë edhe takime të tjera.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrisë./21Media 

The post Hoti nesër viziton Maqedoninë Veriore appeared first on RTV21.

-----