Ballina Lajme nacionale Hoti: Nesër bëhet publike qeveria e re, po finalizohen detajet

Hoti: Nesër bëhet publike qeveria e re, po finalizohen detajet

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, lajmëroi se ditën e nesërme do të zbulohet përbërja e qeverisë që ai do të drejtojë. Ai lajmëroi se pjesë e ekzekutivit do të jetë edhe partia Aleanca Kosova e Re.

----

“Besoj se shumë shpejt do të përmbyllen të gjitha marrëveshjet e shpejt do të dalim para deputetëve për të votuar qeverinë e re. E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyllur në masë të madhe sepse dakordimi ka qenë më herët. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit. Jemi të vetëdijshëm që do të marrim qeverisjen në situatë bukur të vështirë me pandemi, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi e të kthejmë miqësitë që janë lënduar javëve e muajve të fundit. Jemi të vetëdijshëm, por jemi përgatitur me ekip të shkëlqyeshëm.”, tha Hoti duke shtuar “Besoj që nesër do të përmbyllim të gjitha çështjet e të dalim me përbërjen e qeverisë së re. Jemi takuar me disa prej partnerëve, jemi duke finalizuar komplet detajet. Edhe AKR do të jetë pjesë e kësaj qeverie”.

----- ----