Ballina Lajme nacionale Hoti: Mos e përzini politikën në drejtësi

Hoti: Mos e përzini politikën në drejtësi

11
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kanë marrë në këta muaj të qeverisjes.

Hoti ka shkruar në “Facebook”, se drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar Hoti.

Ditë më parë ishte pikërisht një vendim i Qeverisë për ta shuar Task-Forcën Antikorrupsion, vendim ky që ka marrë kritika të mëdha nga opozita e ndërkombëtarët./21Media

The post Hoti: Mos e përzini politikën në drejtësi appeared first on RTV21.

-----