Ballina Lajme nacionale Hoti: Ministria e Jashtme po bën kërdi me kredit kartela

Hoti: Ministria e Jashtme po bën kërdi me kredit kartela

13
SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Ministria e Jashtme po bën kërdi me kredit kartela.

Ai përmes një postimi në Facebook ka paraqitur shpenzimet që ka bërë kjo ministri, deri sa ka shtuar se, drejtësia do të vendoset sado që do të jetë e vonuar.

Sipas tij, 67,959 euro shpenzime me kredit kartelë në 2018 nuk janë arsyetuar siç kërkohet ligjërisht, ndërkaq, pas draft-raportit të auditorit, Ministria i ka arsyetuar vetëm 39,087 euro.

Ai thotë se, 5,600 euro të shpenzuar me kredit kartelë, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, ai që i ka shpenzuar i ka kthyer para të gatshme.

“6,000 euro avanc për udhëtim zyrtar i tërhequr në 2017 nuk ishte arsyetuar fare. Sivjet auditori e zbulon, dhe mjetet janë kthyer në thesar. Po sikur auditori të mos e zbulonte???? Edhe sa avance të tjera mund të jenë të paarsyetuara, të cilat auditori nuk ka arritur t’i përfshijë në mostrën e avanceve të audituara???”, ka shkruar ai.

Hoti ka thënë se, ‘kjo nuk do të mbetet me kaq’.

“Drejtësia do të vendoset, sado e vonuar”, ka përfunduar ai.

-----