Ballina Lajme nacionale Hoti: Janari është vonë për zgjedhjen e presidentit

Hoti: Janari është vonë për zgjedhjen e presidentit

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të dakordohen sa më shpejt për çështjen e presidentit të vendit, duke thënë se “muaji janar është vonë”.

Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit qëkur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti në fillim të nëntorit, për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Në bazë të Kushtetutës, ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani, mund ta mbajë këtë pozitë deri në gjashtë muaj.

“Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkaq sa i përket kërkimit të dorëheqjes së drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, Hoti tha se e këtë vendim e ka ma marrë bazë kompetencave të tij.

“Është një vendim shtetëror bazuar në kushtetutë, bazë kompetencave që kam dhe ligjeve në fuqi si kryeministër i vendit vlerësojë situatën dhe marrë vendime. Si kryeministër kam vlerësuar dhe kam marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një vizitë të hënën në Rahovec.

The post Hoti: Janari është vonë për zgjedhjen e presidentit appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----