Ballina Lajme nacionale Hoti i LDK-së nuk i humbë shpresat: Deri me 26 dhjetor do...

Hoti i LDK-së nuk i humbë shpresat: Deri me 26 dhjetor do ta arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen

11
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur që të arrijnë marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kjo parti insiston në marrëveshje të balancuar qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje ku natyrisht hyn posti i Presidentit që LDK-ja e do për vete.

Hoti nuk ka treguar nëse këtë të martë në mes të liderëve të dyja partive.

Ai ka thënë se i takon VV- së që ta bëjë thirrjen e takimit, njofton Klan Kosova.

Hoti theksoi se shpreson që deri më 26 dhjetor të arrihet marrëveshja në ditën kur edhe është thirr seanca konsittuive e Kuvendit të Kosovës.

Kurse sa i përket idesë së nënkryetarit Lutfi Haziri sipas së cilës po mundohen ta gjejnë një kandidat konsensual për president, Hoti nuk ka bërë ndonjë koment të veçantë pos që i është referuar deklaratave të djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nesër partia, pjesë e të cilës është Hoti do ta mbledh Këshillin e Përgjithshëm të saj ku do të flitet me ecurinë e bisedimeve me Vetëvendosjen për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeveritar, njofton Klan Kosova.

-----