Ballina Lajme nacionale Hoti deklarohet pas takimit me Lajçak

Hoti deklarohet pas takimit me Lajçak

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u deklarua pas takimit me Mirosllav Lajçak.  Ai  në një konferencë për media tha se vizita e Lajçak në Prishtinë erdhi në momentin e duhur për të bërë vlerësim në procesin e dialogut deri më tani dhe për të bërë planet për takimet e ardhshme.

“Nuk është proces i lehtë , ka tema të vështira siç është  asociacioni edhe tema të  tjera por të gjithave do të ju qasemi bazuar në parimet e qarta që i kemi bërë të ditura para kuvendit para qytetarëve edhe  jemi dakorduar me gjithë partnerët e koalicionit.” tha Hoti

Ai tutje vlerësoi se Kosova ka rol kryesor në procesin e dialogut.

“Kosova nuk është palë që e bllokon procesin e dialogut, Kosova  për herë të parë ndoshta pas shumë kohësh është palë jo vetëm konstruktive por edhe protagoniste  kryesore në këtë proces drejt marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke” , tha Hoti./21Media

The post Hoti deklarohet pas takimit me Lajçak appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----