Ballina LifeBizare “Hostel by Anabel 2”, seriali online ‘hit’ i kësaj vere

“Hostel by Anabel 2”, seriali online ‘hit’ i kësaj vere

68
SHPËRNDAJE

Hostel by Anabel me sezonin e tij të parë ishte risia që vodhi zemrat e publikut shqiptar. Vajzat energjike menjëherë u bënë pjesë të bisedave të përditshme të të rinjve. Dhe shikimet në kanalin në Youtube shtoheshin dhe pas përfundimit të sezonit.

Prej 19 marsit ka nisur edhe sezoni i dytë, dhe ndryshe nga sezoni i parë, kësaj here, episodet e reja do t’i shihni livestream në Anabel.al; në një platformë speciale të krijuar vetëm për transmetimin dhe arkivimin e emisioneve.

Seriali që ka në qendër 5 vajza (Megi Pojani, Deamishel Hoxha, Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Viola Gjoleka), të gjitha të punësuara prej kohësh pranë Anabel Media, trajton tema të ndryshme të së përditshmes shqiptare, të para nga syri i këtyre vajzave, të gjitha të brezit “millennial”, që kanë një këndvështrim tjetër në trajtimin e situatave, se brezat para-ardhës.

“Hostel” një serial i ideuar nga Dalina Buzi, nisur nga komentet online, nga klikimet në Youtube në Anabel Entertainment, po kthehet në një “varësi” Të rinjtë janë të mbërthyer pas ekranit të televizorit apo telefonit dhe mezi ç’presin për puntatën e radhës.
Seriali në formë humori, përpiqet të promovojë një rini moderne, mendjehapur dhe me mentalitet perëndimor

Përpos gjithë rubrikave me të cilat jeni njohur edhe në sezonin e parë; “Me provë” apo “Anabel Lab”, qershia mbi tortë e këtij viti është #LLT!

#Love#Likes#Tirana, (Romantic Comedy), është zyrtarisht ëeb- series i parë në Shqipëri! Si fillim, për ata që nuk janë familjarë me këtë term na lini t’ju tregojmë çfarë nënkupton.
“Ëeb series” (serial Web-i) është një lloj seriali, që vjen përgjithësisht në formë episodike, i prodhuar për t’u publikuar në internet; kryesisht si pjesë e një platforme mediatike, siç është në rastin konkret Anabel.al.

Ç’duhet të dini deri tani për #LLT-në?

“#Love#Likes#Tirana, trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë.

Me pak fjalë, ky serial do t’ju rikthejë dashurinë për Tiranën dhe gjithçka mban brenda ky qytet. Jeta dhe historitë e personazheve, (sa të ndryshëm aq edhe të ngjashëm me ne) do të na argëtojnë aq sa do të na mbajnë pezull deri në episodin e fundit të tij!

-----