Ballina LifeBizare Hoqi maskën dhe kollitet afër shoferit të taksisë, arrestohet

Hoqi maskën dhe kollitet afër shoferit të taksisë, arrestohet

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Një vajzë në San Francisko e cila kishte refuzuar të mbante maskë në një taksi “Uber” dhe më pas kishte sulmuar vozitësin me një sprej, është arrestuar. Malaysia King 24 vjeçare është duke u përballur me akuza për dhunim të shëndetit publik dhe të ligjeve të sigurisë. Në një video të shpërndarë nga vozitësi i taksit, shihen tri vajza të ulura në ulësen e pasme të veturës teksa njëra prej tyre heq maskën dhe kollitet pranë vozitësit.

Policia ka thënë se e dyshuara e dytë, 24 vjeçarja Arna Kimiai është vetëdorëzuar, shkruan BBC. Sipas Policisë, hetimet lidhur me incidentin e 7 marsit janë duke vazhduar.

Në akuzat e bëra nga vozitësi Subhakar Khadka, 32 vjeç thuhet se e dyshuara ka refuzuar të mbante maskën gjatë transportit dhe po ashtu është përpjekur që t’i vidhte atij telefonin e po ashtu ka përdorur sprej. Në masat e San Franciskos për parandalimin e COVID-19 përfshihet mbajtja e maskës duke mbuluar gojën dhe hundën, distanca prej 2 metrash me njerëz që nuk janë të familjes dhe po ashtu gjatë përdorimit të transportit publik.

The post Hoqi maskën dhe kollitet afër shoferit të taksisë, arrestohet appeared first on KOHA.

---- ----
-----