Ballina Lajme Bota/Rajoni Hong Kong, vdekja e parë nga koronavirusi, ekspertët: Infektimet po shtohen

Hong Kong, vdekja e parë nga koronavirusi, ekspertët: Infektimet po shtohen

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hong Kong raportoi vdekjen e parë brenda territorit të tij nga koronavirusi. Ky është rasi i dytë që prej sëmundjes së rrezikshme shënohet një viktimw jashtë Kinës kontinentale. I pari ishte një pacient në Filipine, i cili e kishte vizituar qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë u rrit sërish duke mbërritur në mbi 20.000 raste. Raste të reja u raportuan në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një pacient në Kaliforni, i infektuar përmes kontaktit të afërt me dikë që e kishte marrë virusin në Kinë.

E madje ekspertët thonë se vala epidemike nuk është aspak duke u zbehur. “Presim të kemi më shumë raste të përhapjes së virusit nga personi në person”, tha, Nancy Messonnier, nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Virusi transmetohet nga njeriu në njeri përmes grimcave që lëshohet nga kollitja dhe teshtima.

Periudha e inkubacionit të virusit, besohet se zgjat nga një deri në 14 ditë, dje ka të dhëna të forta që tregojnë se njerëzit mund të jenë bartës të tij edhe pa shfaqur asnjë simptomë.

---- ----
----
-----
-----