Ballina Arti Holywood bën film për Haklajt e Tropojës

Holywood bën film për Haklajt e Tropojës

217
SHPËRNDAJE

Historia e familjes Haklaj tashmë do të kthehet në një film Hollywood me 4 seri.

I gjithë filmi do të flasë për shqiptarët e viteve 1990-2000 dhe vrasjet dhe krimet e ndodhura në këtë familje.

I titulluar “HAKLAJ”, filmi do të ketë protagonist Fatmir Haklajn dhe familjen e tij.

Projekti-film është ideuar dhe organizuar nga një regjisor suedezo-amerikan, si dhe nga një regjisor shqiptar i Kosovës. Në rolin e Fatmir Haklaj do të jetë Doktor Jurgen Malaj. Në këtë film do të marrin pjesë aktorë të shumtë shqiptarë nga disa treva shqiptare, si dhe mendohet të jetë një film, që do të lërë gjurmë të thella në historinë e Hollywood.

Në këto 4 seri pritet të tregohet realiteti i hidhur shqiptar i atyre viteve, luftën e përgjakshme për hakmarrje ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur e nga politika. Buxheti fillestar i filmit konsiston nën një shumë prej 32 milion dollarë amerikanë të mbledhur në formën e donacioneve nga individë dhe biznese me influencë, qofshin këta shqiptar ose jo.

Po kush është 30 vjeçari Jurgen Malaj?

Jurgen Malaj bën pjesë tek njerëzit më të besuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, i cili kontribuon vazhdimisht në bashkëpunimin midis inteligjencës amerikane dhe asaj evropiane. Ai ka lindur binjakësisht në Fier, pikërisht më 15 korrik 1990, si dhe është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

Doktori shqiptar jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij. Jurgen Malaj vjen nga një familje e madhe patriotike, e rëndësishme dhe me influencë në Shqipërinë e Jugut.

----- ----- ----- -----