Ballina Sport Historia e veçantë, kapësi i topave që u bë goleador te Teuta

Historia e veçantë, kapësi i topave që u bë goleador te Teuta

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ëndrra e çdo fëmije që dëshiron të bëhet futbollist, është të vijë momenti të luajë, shënojë dhe fitojë trofe me skuadrën e zemrës.

Një gjë e tillë po i ndodh Lorenco Vilës, yllit të Teutës dhe një prej futbollistëve më të mirë të Kategorisë Superiore.

Sulmuesi i majtë festoi 22-vjetorin e lindjes muajin e kaluar dhe po luan sezonin e pestë me ekipin durrsak.

Familja i injektoi dashurinë për Teutën, teksa Vila ka qenë pjesë e moshave të bregdetarëve, përpara se të kalonte në ekipin e parë në sezonin 2016/2017.

Tetë vite më parë kapte topat në ndeshjet shtëpiake të Teutës, siç dallohet në foton e mëposhtme, shkruan ABC News.

Sezonin e kaluar i bëri të gjithë për vetë dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë me skuadrën e Edi Martinit.

Edhe këtë sezon e ka nisur “zjarr”, teksa është golashënuesi më i mirë i Teutës me 5 gola të realizuar në kampionat.

Në qytetin bregdetar ëndërrojnë titullin kampion, që u fitua për herë të parë dhe të fundit në sezonin 1993/1994.

Një ëndërr edhe e Vilës, i cili shihet nga tifozët si lojtari i duhur për të udhëhequr skuadrën drejt trofeut të madh.

Për momentin kryeson Vllaznia, por kampionati është i gjatë dhe te Teuta nuk kanë aspak ndërmend të dorëzohen.

 

---- ----
----
----- ----
-----