Ballina Arti Historia e italianit, që u internua vetëm pse bashkëshortja i refuzoi dashurinë...

Historia e italianit, që u internua vetëm pse bashkëshortja i refuzoi dashurinë Enver Hoxhës (i biri kërkon eshtrat në Burrel)

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 Paraditen e sotme pranë burgut të Burrelit kanë nisur gërmime për gjetjen e eshtrave të viktimave të regjimit komunist. Mësohet se një prej personave që kërkon rikthimin e eshtrave të babait të tij, është edhe Aldo Terrusi. Babai i tij, Giuseppe Terrusi ishte vendosur në Shqipëri që në mes të viteve ’30 si nëndrejtor i bankës italiane në Gjirokastër dhe më pas u emërua drejtor i bankës italo-shqiptare në Vlorë për t’u martuar me Aurelia Poselli në vitin 1936.

Por krijimi i regjimit komunist në vitin 1945, solli vetëm fatkeqësi për familjen nga Italia. Kur i biri, Aldo ishte vetëm disa muajsh, Giuseppe u arrestua me pretendimin se kishte hapur arkat e bankës për gjermanët, megjithatë dyshohet se hakmarrja kishte të bënte me refuzimin e dashurisë që Aurelia i kishte bërë Enver Hoxhës në vitet ‘30.

Giusepe Terrusi buroset fillimisht në Vlorë, ku mbahet deri në vitin 1949. Në këtë kohë, Aldo 5 vjeç dhe e ëma riatdhesohen në Itali, por koka e saj mbetet pas, në vendin nga lindte dielli. Giusepe transferohet nga burgu i Vlorës në burgun e Burrelit në vitin 1949. Në Burrel vuan dënimin për tre vite, derisa në vitin 1952 vdes aty.

Kaluan 44 vite, deri sa i biri, i rritur me tregimet dhe brengat e së ëmës, do të rikthehej në Shqipëri, për të marrë eshtrat e babait, pa e ditur që shteti shqiptar, megjithëse nuk drejtohej më nga Enver Hoxha, do i shfaqte pengesa. Arriti të zbulonte vendin ku përafërsisht ndodheshin eshtrat.

“Që nga viti 1993, kur shkova për herë të parë në Shqipëri, pas 44 vitesh, i shoqëruar nga daja im, Giacomo Poselli (portier i Kombëtares Shqiptare të Futbollit që kishte fituar Ballkaniadën në 1946), po kërkoj të sjell eshtrat e babait në Itali,”-rrëfente i biri për mediat shqiptare.

Pas takimeve të shumta e dëshmive të mblehdura nga bashkëvuajtës të të atitt Aldo arriti të lokalizonte me përafërsi territorin ku mund të ishte varrosur i ati, e cila përkon me gërmimet e sotme. Ndërkohë që sipas statistikave, ekzistojnë rreth 6000 të pushkatuar gjatë regjimit komunist, që cilësohen si persona të humbur.

---- ----
----
----- ----
-----