Ballina Lajme nacionale Hisen Berisha: LDK tashmë është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane

Hisen Berisha: LDK tashmë është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kalimi prej një partie në tjetrën tashmë është bërë shumë e shpejtë

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, që kaloi nga LDK në PDK, tha se këtë ndërrim nuk e ka bërë nga zhgënjimi.

“Nuk është çështje zhgënjimi, edhe partia ku kam aderuar është e djathë dhe konservative, pra është në përputhje me bindjet e mia. Nuk e bëra kalimin në PDK nga zhgënjimi i LDK-së. Në çështjen e kandidimit, unë s’kam asnjë hatërmbetje me LDK-në”.

“Kjo LDK pas presidentit Rugova është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane. Unë kam pasë fatin që gjatë angazhimit në luftë të jem afër Sali Çekut dhe burrit të madh siç është Agim Ramadani. E kam njohur edhe Adem Jasharin. Gjatë asaj kohe ne kemi bashkëvepruar me shumë burra që kanë pasë bindje të ndryshme politike”.

“E di që i kam zhgënjyer përkrahësit e mi dhe kanë të drejtë në çdo reagim të tyre. Unë do t’i bindë se kam bërë veprimin e duhur. Kam identifikuar partinë që më shumë ka gjasa me qenë fituese dhe ka fut një stanard të rti në politikë”

“Ndjehem krenar që m’u dha rasti të jem në një subjekt të fuqishëm politik dhe që Kadri Veseli ka fut një standard të ri. PDK ka listën më të pastër me persona që s’kanë padi penale”.

---- ----
----
----- ----
-----