Ballina Lajme Bota/Rajoni Hiri vullkanik mbulon rrugët, qyteti kthehet në “fantazmë”

Hiri vullkanik mbulon rrugët, qyteti kthehet në “fantazmë”

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një shtresë e madhe hiri dhe pluhuri ka mbuluar ishullin e Saint Vincent në Karaibe si pasojë e aktivizimit të një vullkani që kishte dekada që qëndronte në heshtje.

Shpërthimet nga gryka e vullkanit “La Soufriere” ishin shumë të fuqishme.

Një re e madhe me hi arriti lartësinë 10 km, duke detyruar qindra banorë të evakuohen.

Zhurmat nga krateri vijojnë të jenë të forta dhe për këtë arsye kryeqendra e Saint Vincent tashmë i ngjan një qyteti fantazmë.

The post Hiri vullkanik mbulon rrugët, qyteti kthehet në “fantazmë” appeared first on KOHA.

---- ----
-----