Ballina Lajme nacionale Hiqet pjesërisht taksa/ Albin Kurti hap 6 pikat kufitare me Serbinë, qeveria...

Hiqet pjesërisht taksa/ Albin Kurti hap 6 pikat kufitare me Serbinë, qeveria mblidhet pa LDK-në

129
SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje qeverie, në të cilën është marrë vendimi për të hequr taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë.

Në këtë mbledhje nuk merrnin pjesë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se Qeveria Kurti ka hequr tarifën për lëndën e parë ndaj mallrave të Serbisë, duke shfrytëzuar votën e Xhelal Sveçlës.

Gjatë votimit, Lista Serbe ka abstenuar.

Në një nga pikat e vendimit të Qeverisë thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

“Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social.

“Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit kosovar.

-----