Ballina Lajme Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit

Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit

473
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviç gjatë paraqitjes së raportit mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit deklaroi se situata me Covid-19 po ecën drejt normalizimit.

Sipas sajë, në territorin e komunës së Bujanocit deri më 20.09.2020 janë regjistruar edhe 7 raste të reja dhe aktualisht nuk priten rezultate të reja.
Nga periudha prej 01.09 deri më 20.09.2020 janë kryer gjithsej 509 kontrolla, nga këto:

  • të rritur 496 (172 kontrolla të para dhe 324 kontrolla)
    -fëmijë 13 (4 kontrolla të para dhe 9 kontrolla)
    -pacientë të testuar me testin PCR – 58 nga ky numër 7 kanë rezultuar pozitiv.
    -të testuar me metodën e shpejtë gjithsej 121 nga ky numër 10 pozitiv ndaj IgM+
    Pas raportimit drejtoresha kërkoi heqjen e situatës së jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit.
  • Anëtarët e Shtabit për situata emergjente me propozim të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, njëherit komandant i shtabit ka votuar që në Komunën e Bujanocit të shfuqizohet situata e jashtëzakonshme e cila ka hyrë në fuqi më 17.07.2020.
    Vlenë të theksohet se masat të cila i ka aprovuat Shtabi qeveritare i krizave kundër COVID-19 mbesin edhe më tej në fuqi, sikurse mbajtja e maskave dhe distancë fizike.
-----