Ballina Sport Hidhet shorti i play-off, sfidat e mëdha të Championsit

Hidhet shorti i play-off, sfidat e mëdha të Championsit

16
SHPËRNDAJE

Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti i cili përcaktoi përballjet në fazën e play-off në Champions League.

Në fakt, çiftet do të zyrtarizohen vetëm pas përfundimit të sfidave në raundin e tretë kualifikues të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian.

Megjithatë, që tani projektohen ndeshje të rëndësishme, pasi në skenë do të hyjnë skuadra të mëdha si Ajax Amsterdam, që do të luajë kundër fituesit të përballjes mes APOEL dhe Qarabag.

Më parë holandezët duhet të kalojnë PAOK-un e Selanikut. Një sfidë e madhe në play-off të Champions League mund të jetë edhe ajo mes Porto dhe Olympiacos.

Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 20 dhe 21 gusht, ndërsa ato të kthimit vetëm një javë më pas

The post Hidhet shorti i play-off, sfidat e mëdha të Championsit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----