
Vjosa Osmani s’e thotë asnjë fjalë për mesazhin që iu dha LDK-së nga deputetët e CDU-së.
Christian Schmidt e Peter Beyer, deputetë gjerman të CDU-së janë duke qëndruar sot në Kosovë ku janë takuar me liderë të VV-së e LDK-së në përpjekje për të ndihmuar rreth arritjes së koalicionit qeverisës.
Më herët gjatë ditës, Peyer e Schmidt u takuan edhe me zyrtarë të LDK-së, e ku e pranishme ishte edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
E kjo e fundit nuk tha asgjë për mesazhin që u përçua nga zyrtarët e lartë gjermanë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka treguar për takimin, mirëpo pa dhënë asnjë detaj tjetër për atë se çka u bisedua.
“Sot ne takim me partneret tane nga Gjermania”, shkruajti Osmani në Facebook.
E mesazhi që këta dy zyrtarë të lartë evropian dhanë para mediave ishte i qartë.
Ata thanë se Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale, dhe se partitë s’duhet të merren e humbin kohë me gjëra teknike të marrëveshjes.
Schmidt e Beyer patën edhe disa mesazhe tjera për Isa Mustafën e Albin Kurtin.