Ballina LifeBizare Heroinë dhe marihuanë, ja si ushtarët amerikanë përdornin drogën gjatë luftës së...

Heroinë dhe marihuanë, ja si ushtarët amerikanë përdornin drogën gjatë luftës së Vietnamit 

136
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbështetjen që kanë sot. Lëvizja e viteve 1960 ishte në lulëzim të plotë, dhe deri në fillim të viteve 1970, kundërshtimi ndaj ushtrisë dhe luftës ishte i madh. Ushtarët që ktheheshin në shtëpi, nuk mirëpriteshin si heronj lufte, por përkundrazi me përbuzje nga një opinion publik gjithnjë e më anti-luftë.

Universiteti i Shtetëror i Kentit në Ohajo, organizoi protestën më famëkeqe kundër misioneve ushtarake në vitet 1970, ku 4 studentë që nuk ishin pjesë e protestët u vranë nga të shtënat e Gardës Kombëtare. Mungesa e mbështetjes në SHBA, si dhe tmerret e luftës, bënë që shumë ushtarë të përdorin drogëra të ndryshme, për ta bërë më tolerueshme qëndrimin e tyre në xhunglat e Vietnamit.

Në dispozicion të tyre kishte drogëra të paligjshme, që u shiteshin atyre nga vietnamezët me çmime tepër të lira krahasuar me drogën në Shtetet e Bashkuara. Ushtarët përdornin gjithçka, nga kanabisi që ua hiqte disi mendjen nga lufta, deri tek heroina, një nga drogërat më të këqija që ekzistonte në atë kohë.

Shumica e oficerëve të komandës, bënin një sy qorr përsa i përket përdorimit të marijuanës. Xheremi Kuzmarov në artikullin e tij, “Miti i ushtrisë së ndërvarur: Përdorimi i drogës në Vietnam”, kur komediani Bob Houp shkoi në Vietnam në vitin 1970 për të argëtuar trupat amerikane, ai bëri një batutë të tillë: ”Në vend se t’ua ndalojmë marijuanën ushtarëve, ne duhet t’ua japim atë edhe negociatorëve të paqes në Paris!”.

Kjo batutë, shkaktoi më shumë të qeshura dhe duartrokitje se çdo gjë tjetër. Kuzmarov pretendon gjithashtu se “përdorimi i referencave hiperbolike mbi përdorimin e këtyre substancave, e barazoi përdorimin e çdo lloj droge me abuzimet, dhe minimizoi drastikisht ndryshimin midis tyre, duke e përshkruar marijuanën …si po aq kërcënuese sa edhe heroina”.

Ndërsa përdorimi i kanabisit konsiderohej i paligjshëm, përdorimi i amfetaminave si Deksedrina inkurajohej hapur. Në fakt, ai çohej në Vietnam në rrugë zyrtare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Sipas revistës “The Atlantic”, kjo lloj substance u shpërndahej gjërësisht ushtarëve nga oficerët e komandës, me qëllim për t’i mbajtur ata në formë.

Nëse një togë ushtarake, do të angazhohej në një ekspeditë të gjatë, atyre iu jepeshin disa pilula amfetaminë, si dhe u bëhej një injeksion me steroide. Besohej se këto substanca mund të forconin rezistencën dhe reagimin e burrave, dhe t’i bënin ata luftëtarë më të mirë dhe më të fortë. Por amfetaminat mbaroheshin shpejt, dhe ushtarët nisnin të stresoheshin dhe bëheshin tepër agresivë. Për të ndihmuar në parandalimin e “lodhjes nga beteja”, qeveria prodhoi ​​anti-psikotikë si Torazina, medikament që zakonisht përdoret për trajtimin e çrregullimit bipolar dhe skizofrenisë nëpër spitale. Ato u jepeshin ushtarëve për të lehtësuar stresin, ankthin dhe sjelljen e tyre agresive. Marrja e këtyre medikamenteve i mbronte ushtarët në Vietnam nga stresi i luftimeve. Por pasi ktheheshin në shtëpitë e tyre, stresi që vetëm sa ishte shtypur në veten e tyre, rikthehej fuqishëm si sindroma e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik (PTSD).

Numri i veteranëve të Luftës së Vietnamit, që u prekën nga PTSD, varion nga 400-500 mijë ushtarë. Në një letër drejtuar gazetës së njohur “The Neë York Times” në vitin 1991, veterani i Vietnamit, Bernard Hini nga Nju Xhersi, deklaroi se sipas të dhënave zyrtare 9 mijë veteranë kishin kryer deri në atë vit vetëvrasje.

Në vitin 1970, heroina hynte në Vietnam nga Kamboxhia, dhe trupat amerikane e konsumuan të gjithë drogën që kishin në dispozicion. Disa besojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj mungesës së marijuanës, ndërsa të tjerët mendojnë se heroina u bë popullore, për shkak të aftësisë për të pushuar dhimbjen qoftë edhe vetëm për pak kohë.AFP

---- ----
----
----- ----
-----