
Është tensionuar situata edhe në KZAZ nr.67, në qytetin e Pogradecit. Grupi i mbështetësve të opozitës, që drejtohet nga ish-deputeti i PD, Klevis Balliu kanë kërkuar të lirohen ambientet e KZAZ dhe të nxirren materialet zgjedhore.
Por, forcat e shumta të policisë që kanë qenë aty kanë marrë në mbrojtje KZAZ-në, duke sjellë acarimin e situatës. Ish-deputeti Balliu, i cilësuar si “heroi i Astirit”, pas kësaj ka debatuar ashpër me shefin e komisariatit, duke i kërkuar këtij të fundit të zbatojë ligjin për lirimin e ambienteve të KZAZ, referuar dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas Klevis Balliut, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe askush nuk do të votojë në këtë ditë.