Ballina Lajme nacionale Heqja e taksës së reciprocitetit ndaj Serbisë, SHBA zhbllokon fondet për Kosovën

Heqja e taksës së reciprocitetit ndaj Serbisë, SHBA zhbllokon fondet për Kosovën

40
SHPËRNDAJE

SHBA ka filluar riaktivizimin e fondeve dhe programeve për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit ndaj Serbisë.

Një agjenci e pavarur qeveritare e SHBA, Milenium Challenge Corporation bën me dije se ka rifilluar zbatimi i programit të saj për të rritur ekonominë e Kosovës duke ndikuar edhe në uljen e varfërisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim