Ballina Lajme nacionale Helmimi i pesë nxënësve, drejtori i shkollës jep detaje rreth rastit

Helmimi i pesë nxënësve, drejtori i shkollës jep detaje rreth rastit

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Drejtori i shkollës ka dhënë detaje rreth rastit të helmimit.

Pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika” janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ata janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë, por ende nuk dihet se ku janë ushqyer.

Drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Betim Sylejmani, ka konfirmuar për Gazetën Express se fëmijët e helmuar janë nxënës të kësaj shkolle.

“E kemi informatën që 5 ose 6 nxënës janë shtri në spital, po presim analizat e fundit, sepse disa prej nxënësve marrin ushqim prej shtëpisë, disa blejnë në afërsi të shkollës dhe ushqimi që shpërndahet në shkollë. Janë të moshave dhe klasave të ndryshme”, ka thënë Sylejmani.

Ndërkaq lajmin për Expess e ka konfirmuar edhe zyra për informim e QKUK-së.

Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, kanë thënë nga QKUK.

---- ----
----
----- ----
-----