Ballina Lajme Bota/Rajoni “Helmimi” i armikut, Putin nuk e do vdekjen e Navalny-t: Gati për...

“Helmimi” i armikut, Putin nuk e do vdekjen e Navalny-t: Gati për çdo ndihmë, por unë s’kam gisht!

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mjekët po luftojnë për jetën e Alexei Navalny, i cili njihet si armiku numër një i presidentit rus Vladimir Putin, pasi dyshohet se ai ishte helmuar, dhe një deklaratë ka dalë së fundi nga Kremlini.

Në të thuhet se ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë kërkesën për transferimin e Navalny-it në një shtet tjetër në mënyrë që të ketë një trajtim adekuat.

Përkatësisht, Navalny u sëmur në aeroplan gjatë fluturimit për në Moskë, e kjo është arsyeja pse një ulje emergjente u bërë në Omsk, ku ai u shtrua në spital dhe është në një gjendje të rëndë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën Alexei Navalny e gjen veten dhe ju siguroj se nëse arrin një kërkesë për transferimin e tij në një shtet tjetër, ajo kërkesë do të konsiderohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qeveria dëshiron që Navalny të rikuperohet sa më shpejt, siç dëshirojnë të gjithë, çdo qytetar i Rusisë,” tha Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit.

Ai tha se Kremlini po monitoronte situatën si të gjithë të tjerët – përmes mediave dhe se asnjë kërkesë e veçantë nuk kishte arritur në kabinetin e Putinit për këtë çështje.

Ai i kërkoi publikut të mos bënte “teori konspirative” dhe të nxirrte përfundime në bazë të kësaj, por i bëri thirrje që të presin informacione zyrtare në paqe, duke theksuar se, në rast se Navalny dëshmohet se është helmuar, do të fillojë një hetim zyrtar.

Si kujtesë, zëdhënësja e  Fondit Kundër Korrupsionit, Kira Jarmiš, tha që ajo dyshonte se kishin derdhur helm në çajin e Alekseit dhe kështu u përpoqën ta vrisnin.

Pasagjerët që ishin në aeroplanin që fluturonte nga Tomsk për në Moskë, pretendojnë se Navalny u sëmur rëndë, e kjo është arsyeja pse ata u detyruan urgjentisht të zbarkonin në Omsk. Siç thanë, Navalny po bërtiste në tualet nga dhimbja.

---- ----
-----