Ballina Sport Helguera i nxjerr të palarat Ronaldos: Gruaja më mori në shtëpi, iku...

Helguera i nxjerr të palarat Ronaldos: Gruaja më mori në shtëpi, iku dhe Figo…!

47
SHPËRNDAJE

Kur je yll i klasit botëror, jeta jote ndryshon. Këtë e kemi ditur me kohë, por kur dëgjon histori që e dëshmojnë akoma edhe më shumë këtë fakt, ka më shumv kuptim.

Ivan Helguera, për shembull, ka treguar disa prapaskena të hatashme të para dy dekadave, kur në shtëpinë e Ronaldos organizoheshin festa. Një herë, sipas tij, aty zbarkoi një autobus i mbushur me femra. Menjëherë ka ndërhyrë gruaja e tij, e cila e largoi nga festa.

“Për trajnerin Del Bosque nuk ishte e lehtë. Zidane, Figo dhe Beckham ishin profesionistë të mëdhenj, por Ronaldo dhe Roberto Carlos-it iu pëlqente të dilnin. Shkova një herë në shtëpinë e Ronaldos me gruan time, kur erdhi një autobus i mbushur me femra. Gruaja më mori në shtëpi, ashtu siç bëri edhe gruaja e Figos”, ka thënë Helguera.

-----